Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Policia e Shkodrës ka arrestuar tre persona në kuadër të operacionit “Delivery” dhe ka nisur procedimin për një tjetër. Dy prej tyre u kapën në flagrancë ndërkohë që qarkullonin me motomjet, për të shitur lëndë narkotike në qytetin e Shkodrës. Gjatë kontrollit fizik ndaj 17-vjeçarit që drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi, dhe ndaj pasagjerit, shtetasit M. M., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në dhjetëra doza gati për shitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. M., ku qëndronin dhe shtetasit P. M. (vëllai i tij) dhe Z. M. (xhaxhai i tyre), shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në rreth 280 doza, me qese farmaceutike, 1 armë zjarri pushkë, 1...