Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm, shoqërohen policët që po e mbikëqyrnin në spital
Janë shoqëruar dy policët e burgut që e mbikqyrnin të burgosurin e shtruar në infektivin e spitalit të Durrësit për probleme shëndetësore, i cili u arratis. I arratisuri është Altin Ndoci, i vënë në pranga me urdhër të SPAK. Ndoci është arrestuar si pjesë e operacionit “Plumbi i Artë” dhe konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona. Drejtoria e Burgjeve tha se “pavarësisht ndërhyrrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali”.
Burimi:
javanews.al