Arratisja e Altin Ndocit, zyrtarët e arrestuar dalin sot para gjykatës për masat e sigurisë

Arratisja e Altin Ndocit, zyrtarët e arrestuar dalin sot para gjykatës për masat e sigurisë

Sot, 17 janar, do të dalin para Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të arrestuarit pas arratisjes së Altin Ndocit. Janë 8 zyrtarë të pezulluar tanimë që do të njihen me masat e sigurisë. Kujtojmë se dje, 16 janar, në pranga u vu edhe drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, ndërsa është ‘shkrirë’ gjithë zinxhiri komandues i këtij institucioni.   Gjykata e Durrësit caktoi masën e “arrestit në shtëpi” për doktoreshën e spitalit të burgut, Ylfete Sema. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit I. C., 48 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i IEVP Durrës. Për...