Arratisja e Altin Ndocit/ “U ankua për dhimbjen e veshkave”, zbardhet dosja e Prokurorisë për 8 të pandehurit
Altin Ndoci, i konsideruar një person me rrezikshmëri të lartë, vazhdon të qëndrojë në arrati pas daljes nga Spitali i Durrësit më 13 janar 2026. Arratisja e tij ka shkaktuar një valë hetimesh dhe masa të rrepta disiplinore, duke çuar në shkarkimin e të gjithë zinxhirit komandues të Burgut të Durrësit. Sipas dosjes së Prokurorisë, Ndoci kishte shkuar në Spitalin Rajonal të Durrësit për probleme me veshkat, ku ka shfaqur dhimbje të vazhdueshme dhe shqetësime të tjera shëndetësore. Ai kishte marrë rekomandimin e mjekut të burgut për të kryer kontroll dhe trajtim të specializuar. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi më herët se për dërgimin e Ndocit në spital nuk janë respektuar procedurat e parashikuara për raste të tilla. Shkeljet u evidentuan edhe nga pamjet...
Burimi:
javanews.al