Arratisja e Altin Ndocit, arrestohen 8 persona
Tetë persona janë arrestuar nga policia pas arratisjes së të burgosurit të rrezikshëm Altin Ndoci nga spitali i Durrësit. Tetë të arrestuarit për “shpërdorim detyre” janë zyrtarë të burgut të Durrësit, ku Ndoci po qëndronte në paraburgim, i akuzuar si përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, mes të cilave vrasjen e 4 personave. Në pranga ranë, Aulon Çuko, kryeinfermieri i IEVP Durrës, si dhe Dezdemon Pazaj, Dorian Saraçi, Sali Ferollari, Preng Marvataj, Fation Baçi, Aranit Çela dhe Violeta Uka. Ndoci, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, konsiderohet si person i rrezikshëm, pasi akuzohet ndër të tjera edhe për vrasje. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, “pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali”....
Burimi:
opinion.al