Arratisja e Altin Ndocit, arrestohen 6 efektivët që e shoqëronin, zv-shefi i policisë së Burgut dhe kryeinfermieri
8 persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pas arratisjes së kriminelit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit, bëjnë me dije burime. Arrestimet i ka kryer Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.Bëhet fjalë për 6 efektivët e policisë që u morën me shoqërimin e të burgosurit., zv/shefi i policisë së burgut (se shefi ishte me leje) si dhe kryeinfermieri i spitalit. Pasi u arratis nga Spitali i Durrësit ku po merrte mjekim, ende nuk ka asnjë gjurmë nga Altin Ndoci, i cili dyshohet të ketë qenë një prej ushtarëve të grupit Çopja. 39-vjeçari ndodhej në paraburgimin e Durrësit, ndërsa emri i tij është i njohur në botën e krimit dhe hetohet nga SPAK me disa akuza. Ndoci njihet si person i ‘rekrutuar’ nga Talo Çela,...
Burimi:
ntv.al