Akuzohet se siguroi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në burg Jozi Krajën
Sipas njoftimit zyrtar për mediat, më datë 27 janar 2026 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti pranë gjykatës kërkesën për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal, të caktuar më herët me vendimin nr. 49, datë 15 maj 2024. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin nr. 6, datë 29 janar 2026, vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të Kodit të Procedurës Penale. Jozi Kraja akuzohet për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm...
Burimi:
ntv.al