Akuzohet për vrasjen e gjyqtarit/ Xhaxhai i Elvis Shkëmbit kërkon lirimin nga burgu

Akuzohet për vrasjen e gjyqtarit/ Xhaxhai i Elvis Shkëmbit kërkon lirimin nga burgu

Xhaxhai i Elvis Shkëmbit, i akuzuar për vrasjen e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. Gjon Shkëmbi, i cili akuzohet veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, i kërkon Gjykatës së Tiranës ndryshimin e masës arrest me burg, pasi sipas tij nuk ekzistojnë kushtet qe të mbahet në paraburgim, dhe se nuk ka lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Seanca është shtyrë për datën 27 janar.