Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm
Gazeta spanjolle DIARIO DE PONTEVEDRA raporton se biznesmeni i njohur shqiptar Nikolin Janina është shpallur i pafajshëm, pasi akuzohej për drogë të kapura në një Porsche. Nikolin Janina, një sipërmarrës i rëndësishëm në sektorin e qeramikës, me interesa të mëdha në komunitetin valencian dhe në Shqipëri, akuzohej se drejtonte grupin kriminal që realizoi transportin e drogës. Sipas DIARIO DE PONTEVEDRA, gjykata vlerësoi se nuk ka prova të mjaftueshme për ta fajësuar, pavarësisht se ai u takua në ditët para sekuestrimit të drogës me personin që drejtonte makinën, Rinush G., dhe me personin që do të merrte ngarkesën në jug të provincës së Pontevedrës, Castor M. Të dy këta të fundit u dënuan për këto fakte. Ndërsa, lidhur me takimet në Barcelonë dhe një tjetër në...
Burimi:
javanews.al