Aksidenti Tepelenë / Zbardhet dinamika, viktimën e zuri gjumi në timon. Arrestohet shoferi i benzit

Aksidenti Tepelenë / Zbardhet dinamika, viktimën e zuri gjumi në timon. Arrestohet shoferi i benzit

Policia e Fierit ka zbardhur detaje nga aksidenti tragjik në aksin Levan-Tepelenë, ku humbi jetën një 39- vjeçare. Burime nga grupi hetimor tregojnë se makina tip “Kia” e drejtuar nga viktima N.A doli nga korsia e saj dhe u përplas me një furgon tip “Benz”, që drejtohej nga 57-vjeçari P. M. Ekspertët e aksidenteve kanë konstatuar se makina e viktimës nuk kishte shenja të frenimit, ndërsa furgoni ka arritur të frenojë 20 metra pas përplasjes. Përplasja ishte e fortë dhe automjeti i 39-vjeçares u nda pothuajse në dy pjesë. Burimet policore nënvizojnë se, pavarësisht shpejtësisë së furgonit, aksidenti do të kishte pasojë fatale, pasi makina e viktimës kishte hyrë në korsinë e kundërt. Hetimet e policisë, përfshirë dëshmitë e të afërmve të viktimës, tregojnë se...