Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Aksidenti/ Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një i plagosur
Një mjet borëpastrues në rrugën e Arbrit ka shkaktuar një aksident të trefishtë. Teksa po pastronte dëborën në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Klosit, mjeti borëpastrues goditi një automjet tip Volksëagen që lëvizte në drejtim të Tiranës, i cili më pas u përplas edhe me dy automjete të tjera. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, ndërsa drejtuesi i mjetit Volksëagen u dërgua në spital për ndihmë të specializuar. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin në fjalë.