Aksident tragjik në Vlorë, dy viktima dhe një i plagosur rëndë
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të diel në aksin Vlorë–Kotë, në zonën e fshatit Drashovicë, përgjatë rrugës së lumit të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Adi Alushaj, rreth 30 vjeç dhe një mjet tip “Ford”. Nga përplasja e fortë dyshohet se të dy drejtuesit e mjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, një person i tretë është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv