Aksident tragjik në Durrës, makina bie nga mbikalimi, humb jetën 18-vjeçarja

Aksident tragjik në Durrës, makina bie nga mbikalimi, humb jetën 18-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 22:15 të mbrëmjes së djeshme në Durrës. Policia njofton se te ura e Dajlanit në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.