Aksident në Lushnje, shoferi përplas një kalë! Transportohet në spital pasagjerja

Aksident në Lushnje, shoferi përplas një kalë! Transportohet në spital pasagjerja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tri Urat – Lushnje, kur një mjet tip “BMW” është përplasur me një kalë që ka dalë papritmas në rrugë. Për pasojë, kafsha ka ngordhur menjëherë, ndërsa bashkëshortja e drejtuesit të mjetit është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore. Sipas Policisë Rrugore të Lushnjes, shoferi nuk ka pasur mundësi të manovrojë për të shmangur aksidentin, duke e bërë përplasjen të pashmangshme. Përveç humbjes së kafshës, automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Ky aks rrugor, që lidh Lushnjen me Grabjanin dhe Çermën, njihet për rrezikshmërinë e tij, veçanërisht në errësirë. Barrierat hekuri në të dyja anët e rrugës nuk e pengojnë kalimin e kafshëve, duke e bërë zonën të...