Aksident në Levan–Tepelenë, kamioni me agrume del nga rruga

Aksident në Levan–Tepelenë, kamioni me agrume del nga rruga

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ku një kamion i ngarkuar me fruta portokalle dhe mandarina ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta. Mjeti, tip “Volvo”, u përfshi në incident gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor malor, duke krijuar shqetësim për drejtuesit e tjerë të automjeteve. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionit, shtetasi O. Rr., ka pësuar lëndime dhe është transportuar me urgjencë me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim për plagët e marra. Ndërkohë, pasagjeri i kamionit, O. Sh., ka qëndruar në vendngjarje dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e...