Aksident në Dibër, makinat përplasen kokë më kokë, çifti i bashkëshortëve transportohen me helikopter drejt Traumës
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Maqellarë – Peshkopi pak minuta më parë. Dy automjete u përplasën kokë më kokë në fshatin Trepçë. Një automjet që lëvizte në drejtim të Peshkopisë është përplasur me mjetin tjetër vinte në drejtim të Maqellarës e për pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha. Ndërkohë, në mjetin Ford Kuga udhëtonte punonjësi i doganës së Bllatës, Novruz Jashari i cili ka mbetur i lënduar, ndërsa e plagosur ka mbetur një pasagjere që ndodhej në mjetin tip Toyota Yaris. Ata janë dërguar për mjekim në spitalin Rajonal të Dibrës, por për shkak të plagëve të marra janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor i cili pritet të zbardhë shkaqet...
Burimi:
vizionplus.tv