Aksident në aksin Korçë – Maliq, pranë fshatit Lumalas. Disa të lënduar

Aksident në aksin Korçë – Maliq, pranë fshatit Lumalas. Disa të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Maliq, me pasojë disa persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka disa të lënduar. Ambulanca dhe Policia Rrugore ndodhen në vendngjarje. Të lënduarit janë dërguar drejt spitalit, kurse policia vijon hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.