Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësori, arrestohet shoferi

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësori, arrestohet shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, ndërsa bëhet me dije se drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale E.M., 37-vjeç është shoqëruar në Komisariat. “Rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37 vjeç ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.