Aksident me vdekje në Durrës, automjeti përplas të moshuarin me biçikletë

Aksident me vdekje në Durrës, automjeti përplas të moshuarin me biçikletë

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në afërsi të portit në Durrës. Sipas njoftimeve të korrespondentëve të SYRI, një automjet ka përplasur një kalimtar që po lëvizte me biçikletë. Viktima është një burrë 68-vjeç. Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.