Aksident i rëndë në Tepelenë/ Furgoni del nga rruga dhe bie nga lartësia, dyshohet për 1 viktimë
Një aksident me pasojë është shënuar në fshatin Salari, në Tepelenë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i furgonit Arjan Ç., ndërkohë nuk dihet ende nëse brenda furgonit ka pasur pasagjerë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Burimi:
syri.net