83 armë zjarri të sekuestruara në dy muaj, alarm për trafikimin nga Kosova
Dominimi në botën e krimit tregohet edhe nga armët e zjarrit që grupet kriminale zotërojnë. Kohët e fundit po vërehet një trend në rritje e këtij fenomeni. Ku vetëm në 2 muajt e parë të këtij viti policia ka sekuestruar 83 armë zjarri shumica pistoleta që dyshohet se janë trafikuar nga Kosova. Në javën e parë të shkurtit policia e Tiranës kreu dy operacione në këtë drejtim duke sekuestruar 17 pistoleta dhe 3 automatikë të cilat kishin ardhur nga Kosova me qëllim shitjen e tyre në Tiranë çka dëshmoi se trafiku i armëve nga Kosova tashmë është një linjë e konsoliduar. Pas këqyrjes së armëve të sekuestruara nga ana e policisë rezultoi se pistoletat ishin imitim i markës Glock, çka shtyhu grupin hetimor të intensifikojë...
Burimi:
javanews.al