130 vjet burg klanit “Duka”, gjykata: Leonard Duka, 30 vjet në qeli për vrasjen e Santiago Malkos

130 vjet burg klanit “Duka”, gjykata: Leonard Duka, 30 vjet në qeli për vrasjen e Santiago Malkos

Shpallet fajtor dhe dënohet me 130 vjet burg në total klani “Duka”, I akuzuar për atentatin ndaj  ish- policit, Santiago Malko. Gjykata e Posaçme dha 30 vjet burg për Leonard Dukën si porositës dhe organizator i vrasjes së Malkos në gusht të 2019. Vëllai i tij, Erlis Duka u shpall i pafajshëm për të gjitha episodet që dyshohej, kurse Fatmir Hyseni, Aleksandër Manxhaku, Oltian Loga dhe Dritan Agaj u dënuan me nga 25 vjet secili për vrasje sipas grupit të strukturuar krimial. Ekzekutimi i Santiago Malkos, ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të lojërave të fatit, një konflikt që kishte nisur që më herët mes dy miqve të dikurshëm Leonard Duka e Ervis Martinaj. Në dosje thuhet që Malko tashmë pjesëmarrës në grupin e...