“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

Një 37-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Tiranë pasi i ka kërkuar një 26-vjeçareje 100 mijë euro që të mos i publikonte foto dhe video me përmbajtje intime. Uniformat blu bëjnë me dije se arrestuan shtetasin kosovar, Hasan Loku, 37 vjeç. Njoftimi i policisë: DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Privatësia”. Kanosi një shtetase, për t’i dhënë 100 000 euro, që të mos i publikonte në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, arrestohet shtetasi kosovar. Menjëherë pas indicjes se një shtetas kanoste nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në një platformë një 26-vjeçare, që t’i jepte 100 000 euro, për të mos i publikuar në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit “Privatësia”, kapën dhe...