“Kronikë e paralajmëruar”- Vangjeli: Elisa është shembulli që Rama po kërkon të bëjë para zgjedhjeve!
Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Trialog”, të moderuar nga gazetarja Alba Alishani, komentoi zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste dhe pozicionin e Elisa Spiropalit, duke argumentuar se rasti i saj shkon përtej një përplasjeje të mundshme me Belinda Ballukun. Sipas Vangjelit, lëvizjet e fundit përbëjnë një mesazh politik që kryeministri Edi Rama po synon të japë brenda partisë disa muaj para zgjedhjeve vendore, veçanërisht për strukturat dhe figurat drejtuese. “Elisa është shembulli që Rama do të dërgojë në atë parti tash e mbrapa, gjashtë apo shtatë muaj përpara zgjedhjeve lokale, që janë një nga provat më të rëndësishme elektorale, sidomos për Tiranën. Është një mënyrë për t’i treguar të gjithëve se, nëse mund të veprohet ndaj një prej njerëzve më të afërt të...
Burimi:
javanews.al