Kroacia investon gati një miliard euro në inteligjencën artificiale

Kroacia investon gati një miliard euro në inteligjencën artificiale

Kroacia planifikon të investojë 932 milionë euro deri në vitin 2032 në zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI), përfshirë krijimin e një modeli të madh gjuhësor për gjuhën kroate dhe një asistenti me inteligjencë artificiale në sistemin e-qytetarët. Kjo parashihet në Planin Kombëtar për Zhvillimin e Inteligjencës Artificiale, të cilin të premten e prezantoi ministri kroat i Drejtësisë, Administratës dhe Transformimit Digjital, Damir Habijan. Investimet e përgjithshme deri në vitin 2032 vlerësohen në 932.1 milionë euro, ndërsa për planin e parë të veprimit, i cili përfshin periudhën deri në vitin 2028, janë paraparë 382.1 milionë euro. Plani i parë përfshin 33 masa, ndërsa pjesa më e madhe e mjeteve do të dedikohet për kërkime shkencore, inovacion dhe zhvillimin e ekonomisë. Habijani vlerësoi se Kroacia ka njohuritë,...