Kr*mi në familje në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës pas deportimit nga Greqia

Kr*mi në familje në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës pas deportimit nga Greqia

Policia e Durrësit ka arrestuar Fatjon Haxhiun, 38 vjeç, i akuzuar për vdekjen e bashkëshortes së tij pas një ngjarjeje të ndodhur në vitin 2022 në Manëz. Haxhiu u vu në pranga pas deportimit nga Greqia, në zbatim të masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit më 31 mars 2022. Sipas Policisë, më 18 mars 2022, 38-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Për shkak të dëmtimeve të marra, gruaja ndërroi jetë 10 ditë më vonë. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës ekzekutuan masën e sigurisë, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Haxhiu akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.