Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Krizë në internet/ Cloudflare bie në Europë, faqe të mëdha jashtë funksionit edhe në Shqipëri
Një pjesë e konsiderueshme e faqeve të internetit në Europë po përjetojnë probleme në funksionim për shkak të një defekti në rrjetin e Cloudflare, një prej kompanive më të mëdha të sigurisë dhe shpërndarjes së përmbajtjes në internet. Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e monitorimit të sistemit të Cloudflare, kompania ka konfirmuar se aktualisht po heton probleme të theksuara me performancën e rrjetit në disa lokacione evropiane, duke shtuar se po punon për analizimin dhe zbutjen e këtij defekti. Problemi është regjistruar zyrtarisht më datë 4 gusht 2025, ora 10:01, dhe është klasifikuar si incident me ndikim të...