Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

Ulje të TVSH-së në 6%, lehtësi për karburantin dhe një mekanizëm për rishikimin apo kompensimin e çmimit të biletave. Këto janë disa nga kërkesat që Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i ka drejtuar Kuvendit, në kuadër të shqyrtimit të Paketës Fiskale dhe Projektbuxhetit për vitin 2027. Në shkresën drejtuar Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, shoqata argumenton se rritja e kostove të karburantit, pagave, mirëmbajtjes dhe sigurimit të mjeteve po rëndon financat e operatorëve. Ndërkohë, tarifat e transportit qytetas dhe rrethqytetas miratohen nga pushteti vendor dhe nuk mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme nga kompanitë. Kërkesa kryesore është aplikimi i një norme të reduktuar të TVSH-së prej 6% për transportin publik qytetas dhe rrethqytetas, si dhe shqyrtimi i mundësisë për ta shtrirë këtë trajtim...