Kriza në Kosovë thellohet/ 6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut si president

Kriza në Kosovë thellohet/ 6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut si president

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit të zhvilluar me Kryesinë e LDK-së dhe mbledhjes së zhvilluar me Grupin Parlamentar të LDK-së. Abdixhiku tha se vendimin e Kryesisë së LDK-së, e cila miratoi me vota unanime kandidaturën e Bekim Sejdiut, në mbledhjen e Grupit e kundërshtuan 6 deputetë të LDK-së, ç’ka rrezikon mos-zgjidhjen e ngërçit institucional në Kosovë. Nëse nuk do të arrihen votat e mjaftueshme për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës, vendo do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Në orën 14:00 mbajtëm mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, ku diskutuam jo vetëm propozimin e LDK-së për Bekim Sejdiun, por edhe gjithë angazhimin tonë politik në këtë drejtim. Sejdiu njihej si një i djathtë, si një njeri që ka...