Kriza në Gjykatën Kushtetuese të Polonisë, reagon Komisioni Evropian: Parlamenti ka të drejtë të emërojë gjyqtarët

Kriza në Gjykatën Kushtetuese të Polonisë, reagon Komisioni Evropian: Parlamenti ka të drejtë të emërojë gjyqtarët

Komisioni Evropian ka reaguar lidhur me krizën në Gjykatën Kushtetuese të Polonisë, pas pezullimit të kryetarit të saj, duke theksuar se Parlamenti polak ka kompetencën kushtetuese për të emëruar gjyqtarët e rinj. Zëdhënësi i Komisionit Evropian deklaroi se emërimi i tetë anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese është në kompetencën e Sejmit, parlamentit polak. Ai theksoi gjithashtu se autoritetet e vendit duhet të garantojnë funksionimin e gjykatës në përputhje me Kushtetutën dhe jurisprudencën e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së. Reagimi i Brukselit vjen pas përshkallëzimit të tensioneve në Varshavë, ku të premten u regjistruan edhe përplasje pranë Gjykatës Kushtetuese. Kriza u thellua pas pezullimit të kryetarit të gjykatës, Bogdan Swiechkovski, i emëruar gjatë qeverisjes së mëparshme nacionaliste. Në vend të tij, drejtimin e institucionit e...