Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kritikoi “snobizmin” e Yamal në kombëtare, Guti bën një hap pas dhe… përgjithëson
👁11066
Ditë më parë, disa deklarata të José María Gutiérrez ‘Guti’ në programin ‘El Chiringuito’, lidhur me paraqitjen e Lamine Yamal në një konferencë për shtyp të përfaqësueses së Spanjës, me kapelle në kokë të vendosur mbrapsht, shkaktuan shumë polemika. Ish-mesfushori i Real Madridit u shpreh me tone të ashpra: “Besoj se është hera e parë që shoh një futbollist në konferencë shtypi me kapelën mbrapsht mbi kokë. Dhe mua kjo nuk më pëlqen”. Sipas tij, “është çështje klubi dhe kombëtareje. Në jetën e tij mund të veshë çfarë të dojë, por këto gjëra, nëse doni më quani plak, mua nuk...