Kristjan Asllani lojë driblimesh me Interin, Broja te Bërnli jo aq i sigurt

Kristjan Asllani lojë driblimesh me Interin, Broja te Bërnli jo aq i sigurt

Adriatik BALLA Kuqezinjtë janë sy e veshë nga merkato, pasi emrat e disa lojtarëve titullarë të Kombëtares qarkullojnë në mediat sportive europiane si mundësi transferimi për klube të caktuara dhe emrat më të përfolur janë Broja, Asllani e padyshim edhe Shpendi. Ditët kalojnë me shpejtësi dhe disa lojtarëve u duhet të marrin vendim të shpejtë për të ardhmen. Natyrisht, lakmohen skuadra që kanë cilësi dhe luajnë në top-ligat europiane, ndërsa pazaret financiare i bëjnë vetë klubet që kanë interes për transferimet. Në fakt, një ndër më të përfolurit nga kuqezinjtë në këtë verë është Kristjan Asllani i cili tek Interi edhe pse në Botërorin e klubeve luajti shumicën e ndeshjeve, nuk është në planet e trajnerit Kivu dhe skuadra zikaltër kërkon ta shesë me doemos...