“Krimi po sfidon shtetin”- PD reagon për situatën e rendit: tri ngjarje brenda ditës! Rama s’mund të fshihet pas propagandës “Rilindja 2.0”

“Krimi po sfidon shtetin”- PD reagon për situatën e rendit: tri ngjarje brenda ditës! Rama s’mund të fshihet pas propagandës “Rilindja 2.0”

Situata e rendit në vend gjatë ditëve të fundit dhe veçanërisht sot në Mirditë dhe Vlorë ka bërë që Partia Demokratike të dalë me një reagim zyrtar. PD thekson se kriminaliteti është fotografia e një shteti , “autoriteti i të cilit po sfidohet hapur nga krimi” “Partia Demokratike kërkon zbardhjen e menjëhershme dhe të plotë të këtyre ngjarjeve dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve. Ne mbështesim çdo punonjës të Policisë së Shtetit që përballet me krimin dhe kryen me profesionalizëm detyrën e tij. Por Shqipëria nuk mund të qeveriset me postblloqe të ngritura pasi është kryer vrasja, me ndjekje policore pasi është rrethuar biznesi dhe me komunikata pasi është qëlluar me armë. Policia nuk mund të jetë gjithmonë një hap pas krimit. Shteti duhet të...