Krimi i rëndë në familje trondit Tiranën, burri vret me thikë bashkëshorten dhe arratiset! Policia i vihet në kërkim
Një krim i rëndë në familje është raportuar pak minuta më parë në Tiranë, në afërsi të zonës së SPAK-ut, ku një burrë dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij. Gruaja është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar dhe aktualisht është në kërkim nga Policia, e cila ka nisur veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë. Pritet që në vijim të ketë edhe një njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme.
Burimi:
javanews.al