Krimi horror në Dropull, Gjykata e Gjirokastrës dënon me 30 vite burg Thoma Mastorën
Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 30 vite burg Thoma Mastorën, 72-vjeçarin që vrau çiftin e të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia në maj të vitit 2024, në Dropull. Vendimi i gjykatës përkon me pretencën e kërkuar nga Prokuroria. Sipas vendimit, autorit nga dënimi do t’i zbritet periudha prej dy vitesh e kaluar në paraburgim, ndërsa pjesën e mbetur të dënimit Mastora do ta vuajë në një burg të sigurisë së lartë. Gjykata ka vendosur gjithashtu që fishekët e sekuestruar në banesën e tij t’i kalojnë shtetit, ndërsa shuma prej 5 milionë lekësh, e gjetur në banesën e viktimave, t’u kthehet trashëgimtarëve të tyre. Sipas policisë, 72-vjeçari ka pirë kafe me çiftin e të moshuarve mbrëmjen para se të ndodhte ngjarja e rëndë. Krimi i...
Burimi:
argjiroja.net