Krim në familjen shqiptare në Itali, Eduart Xhani vret nënën e tij 39-vjeçare

Krim në familjen shqiptare në Itali, Eduart Xhani vret nënën e tij 39-vjeçare

pamje nga vendngjarja ITALI-Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku djali ka vrarë me thikë nënën e tij. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 nëntorit në një shtëpi në Via Tagliata Traversa 2 në Chiari.  Viktima është Meleqe Lusha, 39 vjeç, ndërsa djali i saj, 21-vjeçari Eduart Xhani, pas krimit është larguar nga banesa dhe më pas është vetëdorëzuar te karabinierët në Cremona. Nënë e bir jetonin në të njëjtën banesë. Familja është me origjinë shqiptare, ndërsa 21-vjeçari ka lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës. Detajet e krimit të rëndë ende nuk dihen, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI