Krim në familje në Vaun e Dejës, burri godet bashkëshorten me sqepar, 55-vjeçarja në gjendje të rëndë!

Krim në familje në Vaun e Dejës, burri godet bashkëshorten me sqepar, 55-vjeçarja në gjendje të rëndë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vau të Dejës, ku një 55-vjeçare dyshohet se është goditur me sqepar nga bashkëshorti i saj, duke pësuar dëmtime të rënda në trup. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. E dëmtuara, e identifikuar si Z.K., rreth 55 vjeçe, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetën. Pas ngjarjes, Policia e Shkodrës ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortit të saj, i cili dyshohet se e ka goditur me sqepar. Ndërkohë, motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të paqarta. Forcat e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.