Krim në familje në Tiranë, burri vret gruan me thikë dhe arratiset pas ngjarjes (EMRAT)

Krim në familje në Tiranë, burri vret gruan me thikë dhe arratiset pas ngjarjes (EMRAT)

pamje nga vendngjarja TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 68-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, 58-vjeçe, e cila ka humbur jetën. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Panorama”, pas një konflikti në banesë. Burime bëjnë me dije se i pranishëm në banesë ka qenë edhe nipi 14-vjeçar. Viktima është identifikuar si Lumturie Patushi, e cila ka humbur jetën pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra. Ndërsa autori i dyshuar Hysni Patushi. Ky i fundit është arratisur menjëherë pas ngjarjes, ndërsa policia po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68...