Krim në familje/ Bashkëshorti qëllon me çekiç në kokë gruan, 68-vjeçarja në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës mesditën e kësaj të premteje. Burri ka qëlluar bashkëshorten e tij me çekiç në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda ndërsa ndodhet në rrezik për jetën. Krimi brenda familjes ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së sotme, ku shtetasja e dëmtuar është një 68-vjeçare. E dëmtuara është transportuar me një autoambulancë drejt spitalit të Shkodrës, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortit të saj, i cili dyshohet se është personi që e qëlloi me çekiç duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Janë ende të paqarta motivet e krimit në familje, ndërsa në vendngjarje forcat e policisë po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë. Vau...
Burimi:
syri.net