Kreu i Policisë së Shtetit: Pas dhunës qëndrojnë organizatorë brenda dhe jashtë vendit

Kreu i Policisë së Shtetit: Pas dhunës qëndrojnë organizatorë brenda dhe jashtë vendit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaron se pas akteve të dhunës në Tiranë qëndrojnë organizatorë brenda dhe jashtë vendit. Ai bën thirrje që të rinjtë të mos përdoren në protesta të dhunshme dhe paralajmëron identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës. Prej gati 72 orësh, Tirana po përballet me akte dhune, sulme, zjarrvënie dhe shkatërrime ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike dhe private. Në një komunikim emergjent, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit deklaroi se gjatë këtyre ngjarjeve janë plagosur 71 punonjës policie, disa prej tyre me dëmtime të rënda. Duke u ndalur te organizimi i protestës dhe personat që, sipas tij, qëndrojnë pas akteve të dhunshme, kreu i Policisë së Shtetit theksoi se organizatorët e vërtetë ndodhen brenda dhe jashtë vendit....