Kreu i AMF raporton në Komision: U miratuan 27 akte nënligjore, vijon puna për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Kreu i AMF raporton në Komision: U miratuan 27 akte nënligjore, vijon puna për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Kreu i AMF raporton në komision: Janë miratuar 27 akte nënligjore, vijon puna për përafrimin me legjislacionin e BE-së Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Adela Xhemali, raportoi në Kuvend mbi përmbushjen e detyrimeve ligjore për periudhën 2021–2025 dhe ecurinë e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian. Gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Xhemali bëri të ditur se AMF ka miratuar 27 akte nënligjore, nga të cilat 11 lidhen me sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit dhe 16 me fondet e pensionit privat. Sipas saj, këto akte mbulojnë çështje si administrimi i dëmeve, Fondi i Kompensimit, licencimi, investimet, kërkesat për kapital dhe raportimi. Xhemali theksoi se për dy ligjet përkatëse nuk rezulton...