Kremlini paralajmëron NATO-n: Vendosja e armëve bërthamore pranë Rusisë, do të sjellë përshkallëzim!

Kremlini paralajmëron NATO-n: Vendosja e armëve bërthamore pranë Rusisë, do të sjellë përshkallëzim!

Moska ka reaguar me tone paralajmëruese ndaj deklaratave për mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore pranë kufijve të Rusisë, duke argumentuar se një hap i tillë do të rriste tensionet dhe rrezikun e përshkallëzimit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se vendet që po shqyrtojnë mundësinë e lejimit të vendosjes së armëve bërthamore në territorin e tyre, në afërsi të Rusisë, “gabohen” në vlerësimin e ndikimit që një masë e tillë do të kishte në sigurinë rajonale. Reagimi i Moskës vjen pas deklaratave të presidentit të Letonisë, Edgars Rinkēvičs, i cili tha se armët bërthamore mund të vendosen në territorin letonez nëse një vendim i tillë merret nga NATO. Deklaratat kanë rikthyer në qendër të vëmendjes diskutimet mbi praninë dhe dislokimin e kapaciteteve bërthamore të...