Kremlini me deklaratë kundër Edi Ramës: Në Shqipëri po protestojnë qytetarët kundër tij

Kremlini me deklaratë kundër Edi Ramës: Në Shqipëri po protestojnë qytetarët kundër tij

Kremlini i ka dalur në krah protestuesve në Shqipëri, duke goditur Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë, i cili tha se Federata Ruse dhe Irani kanë gisht në këto protesta. “Jo, aspak, Edi Rama! Janë qytetarët e vendit tuaj ata që kanë dalë në protesta, ndaj mos ua kaloni të tjerëve përgjegjësinë tuaj. Merruni vetë me problemet tuaja të brendshme,” ka thënë zëdhënësja e Kremlinit, Maria Zakharova. Orë më parë edhe filozofi personal i Vladimir Putinit, kryeidologu rus, Aleksandër Dugin, ka shkruar me vlerësime të larta për protestuesit ndaj pushtetit të Edi Ramës./ Nacionale.com