“Krejt radarët i mbyll për ty”/ Dosja e Vlora Hysenit, caktohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Këshilli i Sigurisë Kombëtare pritet të mblidhet javën e ardhshme, në një seancë që vjen pas zhvillimeve të fundit në lidhje me ish-drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Mbledhja pritet të zhvillohet në një moment kur çështja e Hysenit është pjesë e një hetimi të SPAK-ut dhe pas vendimit të GJKKO-së për vijimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj saj. Më 24 shtator, GJKKO vendosi vazhdimin e masës, ndërsa ndaloi publikimin e plotë ose të pjesshëm të vendimit deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Hyseni po hetohet në kuadër të një procedimi penal të SPAK-ut. Sipas raportimeve të publikuara, ndaj saj rëndojnë akuzat për “përkrahjen e autorit të krimit” dhe “zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete”. Këto janë akuza në...
Burimi:
ntv.al