KQZ shpërndau sot mandatet, dorëhiqen kandidatët e listës së mbyllur të PSD

KQZ shpërndau sot mandatet, dorëhiqen kandidatët e listës së mbyllur të PSD

KQZ ka shpërndarë sot mandatet për subjektet politike dhe kandidatët fitues për qarkun e Tiranës. Teksa ende nuk është vendosur se kush do ta marrë mandatin e vetëm të Nisma “Shqipëria bëhet”, mësohet se edhe PSD e Doshit do të djegë listën e mbyllur të Tiranës. Mandati pritet t’i kalojë të parit nga lista e hapur, Tedi Mula. 30-vjeçari mori 2500 vota, dhe është nipi i Avni Mulës e Inva Mulës, dhe sipërmarrës në fushën e AgroPërpunimit.
Burimi: Opinion.al