KQZ publikon rezultatet e votimit elektronik

KQZ publikon rezultatet e votimit elektronik

Gati 16 orë pas mbylljes së votimit elektronik të zhvilluar në Vorë dhe Njësinë 10 në Tiranë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi në faqen e vet rezultatet për partitë dhe koalicionet si dhe për votën preferenciale. Në Vorë fituese është Partia Socialiste me 57 për qind të votave dhe pas saj renditet Koalicioni opozitar i Partisë Demokratike me gati 34 për qind. Krahas rezultatit për subjektet politike, KQZ publikoi edhe rezultatin për kandidatët ose siç njihet ndryshe për votën preferenciale. Kështu, sa i përket listës së hapur të Partisë Socialiste në këtë bashki i pari renditet Blendi Gonxhja me 4759...
Burimi: Lajme.al