Kovac: Ndeshja e sotme në Champions ideale për Dortmund që t’i japë fund vështirësive në shënimin e golave

Kovac: Ndeshja e sotme në Champions ideale për Dortmund që t’i japë fund vështirësive në shënimin e golave

Sipas trajnerit kroat Niko Kovac, përballja e Borussia Dortmund sot në Champions League kundër Sabah mund të jetë mundësia e përkryer për të rikthyer në formë sulmin, i cili kohët e fundit nuk ka qenë efikas. Ekipi modest azerbajxhanas shkroi historinë ndeshjen e fundit. Në ndeshjen e tyre e dytë në një kompeticion të madh evropian, Sabah regjistroi fitoren e parë në Champions, duke mposhtur Slavia Prague me rezultatin 2-0. Gjermanët kanë shënuar vetëm dy gola në tre ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, ndërsa për herë të parë që nga shkurti i vitit 2025, nuk kanë arritur të gjejnë rrugën drejt rrjetës në dy ndeshje radhazi: Pas humbjes 1-0 ndaj Bodo/Glimt dhe barazimit pa gola kundër Union Berlin javën e kaluar. “Duhet të...