Kosovës i ikën nga duart fitorja historike ndaj Austrisë, Zhegrova dhuron spektakël

Kosovës i ikën nga duart fitorja historike ndaj Austrisë, Zhegrova dhuron spektakël

Kosova ka barazuar 1-1 me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e katërt të Grupit në Ligën B. Dardanët zhvilluan një paraqitje pozitive dhe krijuan disa mundësi të mira shënimi, por në fund nuk arritën ta ruajnë epërsinë. Kosova e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe rrezikoi që në minutën e 8-të përmes Veldin Hoxhës, por goditja e tij nuk gjeti kuadratin. Austria kërkoi penallti në minutën e 20-të pas rrëzimit të Alexander Prass në zonë, por gjyqtari nuk akordoi asgjë. Në fund të pjesës së parë, Vedat Muriqi pati një mundësi të mirë, por portieri austriak reagoi në kohë. Pjesa e parë u mbyll pa gola. Pas pushimit, Kosova rriti presionin. Lumëbardh Dellova goditi fuqishëm, ndërsa Schlager bëri një pritje të shkëlqyer....