Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kosovë/ Shpërthen makina e drejtorit të Spitalit Universitar, po hetohet ngjarja
👁3121
Shpërthen makina e drejtorit të Spitalit Universitar të Kosovës. Automjeti i drejtorit të Qendrës Klinike Universitare, Osman Hajdari, ndodhej në parkim. Ndërkohë, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës në një reagim deklaroi se “dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura”, ndërsa makina ndodhej në parking. “Dëmtimi i makinës private ndodhi në kohën kur po bëheshin përgatitjet e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të këtij institucioni, e cila ishte parashikuar të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të SHSKUK-së”, thuhet në reagimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Policia e Kosovës po heton ngjarjen për të zbardhur rrethanat...