Kosovë, investim mbi 236 mln euro: Dy kompani amerikane ofertë për ndërtimin e baterive energjetike
Dy kompani amerikane kanë dorëzuar ofertat për projektimin dhe ndërtimin e sistemeve të baterive me kapacitet prej 340 MWh në Istog dhe Ferizaj. Dy kompani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dorëzuar ofertat për projektimin dhe ndërtimin e sistemit të baterive për ruajtjen e energjisë në Kosovë, ka njoftuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Sipas Rizvanollit, ofertat tashmë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit, ndërsa synimi është që ndërtimi i projektit të nisë gjatë vitit të ardhshëm. Sistemi i baterive do të ketë kapacitet prej 340 MWh dhe do të ndërtohet në Istog dhe Ferizaj. Projekti synon të rrisë kapacitetet e Kosovës për ruajtjen e energjisë dhe të kontribuojë në sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Projekti është pjesë e Programit Kompakt, në vlerë...
Burimi:
syri.net